Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të garojë e vetme në zgjedhjet e 7 qershorit.
Kështu ka bërë të ditur ish-shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
Ndonëse ka pasur diskutime për koalicione, Tahiri thotë se AAK-ja që herët e ka bërë të qartë pozicionin e saj.
Tahiri u shpreh se subjekti do të garojë me një listë, siç e quajti ai, “bukur konkurruese”.
“Nesër është 7 maji, është dita e fundit kur certifikohen koalicionet. Mund t’ju njoftoj se Aleanca do të garojë vetëm, nuk do të ketë asnjë koalicion. Do të jemi si subjekt politik me një listë bukur konkurruese, me kuadro të Aleancës, por edhe me të tjerë, dhe në këtë garë shkojmë si Aleancë, shkojmë vetë. Pa koalicione”, tha ai për EO.
Ai potencoi se AAK-ja është më e fuqishme kur garon e vetme.
Ai potencoi se AAK-ja është më e fuqishme kur garon e vetme.
“Ka pasur diskutime, mirëpo herët e kemi bërë të ditur që Aleanca garon vetë. Aleanca është më e fortë kur garon me logon e vet, kur garon me kauzën e vet dhe mësimet e së kaluarës tregojnë që nuk kemi kaluar mirë me koalicione. Mendoj që kësaj radhe Aleanca do ta marrë rezultatin më të mirë që e ka pasur ndonjëherë në zgjedhje qendrore”, tha ai.