LAJME

Szunyogut i zgjatet mandati si shef i BE-së në Kosovë edhe për një vit

Szunyogut i zgjatet mandati si shef i BE-së në Kosovë edhe për një vit
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Korrik 2023, 14:42

Këshilli Evropian ka njoftuar të enjten se ia ka zgjatur mandatin edhe për një vit shefit të Bashkimit Evropian në Kosovës, Tomas Szunyog.

Mandati i ri i Szunyogut do të përfundojë më 31 gusht 2024.

Szunyog u emërua përfaqësues special për Kosovën më 1 shtator 2020. Mandati i tij përfshin detyrën e ofrimit të këshillave dhe mbështetjes së BE-së në procesin politik dhe promovimin e koordinimit të përgjithshëm politik të bllokut në Kosovë.

Përveç Szunyogut, Këshilli Evropian ia ka vazhduar mandatit edhe për një vit Johann Sattlerit në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa Toivo Klaar u emërua për Kaukazin e Jugut.

Përfaqësuesit e BE-së në shtete të ndryshme propozohen nga përfaqësuesi i Lartë, Josep Borell.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika