Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka qëndruar në veri të vendit të martën në vizitën e fundit para përfundimit të mandatit.
Ai ka diskutuar me përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile.
Nga atje ka theksuar se Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në dialog.





