Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, dhe se alternativë tjetër, përveç vazhdimit të ecjes përpara në rrugën e saj evropiane, nuk ka.
Duke shënuar Ditën e Evropës dhe përvjetorin e Deklaratës Schuman që krijoi themelet për paqen e qëndrueshme midis kombeve evropiane, ambasadori Szunyog vuri në dukje se BE-ja nuk do të jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor dhe se agresioni rus kundër Ukrainës, i ka bërë edhe më të rëndësishme përpjekjet e përbashkëta për integrimin evropiane të rajonit.
“Jam krenare për progresin që ka arritur Kosova me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe shteteve tona anëtare. Pavarësisht nga çdo sfidë, solidariteti i BE-së nuk do të zvogëlohet kurrë dhe BE-ja do të vazhdojë të jetë partneri më i afërt me Kosovën, siç është tani”, tha Szunyog.





