LAJME

Szunyog: BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë sektorin e drejtësisë në Kosovë

Szunyog: BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë sektorin e drejtësisë në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Dhjetor 2022, 14:44

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, sot ka takuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës.

Szunyog ka potencuar se kanë biseduar për zhvillimet e fundit brenda sistemit të drejtësisë dhe siç ka shkruar ai, është theksuar rëndësia e pavarësisë së gjyqësorit dhe bashkëpunimit midis ekzekutivit dhe gjyqësorit.

“BE do të vazhdojë të mbështesë sektorin e drejtësisë dhe zbatimin e sundimit të ligjit në Kosovë, ndërsa përparon në rrugën e saj të integrimit në BE.”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika