SPORT

Sylvinho merr drejtimin Kombëtares së Shqipërisë

Sylvinho merr drejtimin Kombëtares së Shqipërisë
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Janar 2023, 18:53

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll është bërë me seleksionues të ri. Braziliani Sylvio Mendes Campos Junior, i njohur si Sylvinho, ka marrë drejtimin e përfaqësueses.

Ai e ka zëvendësuar në postin e seleksionuesit italianin Edoardo Reja. Reja kishte qëndruar për tri vjet e gjysmë.

Federata Shqiptare e Futbollit në faqen e saj zyrtare ka njoftuar për marrëveshjen e arritur me Sylvinhon. Braziliani ka firmosur kontratë për 18 muaj. Do ta drejtojë Shqipërinë në eliminatoret për Euro 2024.

Silvinho në stafin e tij ka sjellë ndihmësin argjentinas Pablo Javier Zabaleta Girodin dhe brazilianin Dorival Guidoni Junior.

Sylvinho 48-vjeçar si trajner ka drejtuar Lyonin dhe Corinthiansin.

Si lojtar kishte qenë pjesë e skuadrave si Arsenali, Barcelona, Celta Vigo e Manchester City.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika