Meteorologu i njohur, Sylë Tahirsylaj ka thënë se në javën që po vjen pritet t’i vijë fundi motit me diell.
Ai ka dhënë edhe arsyet e motit të mirë që po mbretëron edhe në ditët e para të janarit.
“Këto janë cikle meteorologjike, varen nga fusha barike, ose fusha e shtypjes së lartë atmosferike, momentalisht i gjithë gadishulli Ballkanik dhe një pjesë e Evropës është nën ndikim të fushës anticiklone, që e ka shtri veprimin dhe nuk ka ndryshuar për këto ditë.” deklaron meteorologu Sylë Tahirsylaj.





