Analisti Valon Syla ka komentuar emërimin e xhaxhait të Glauk Konjfucës, Rabit Konjufca si këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes.
Syla në Pressing të T7 ka ironizuar me deklaratën e këtij të fundit ku tha se djali i vëllat të tij, Glauku për këtë emërim ka dëgjuar prej mediave.
“Prej gjithë atyre gjeneralëve, bash axha i Glauk Konjufcës a? Edhe çudi Glauku se paska ditë, a paska hy axha edhe garant ata në parti kanë thanë pasi është axha i Glaukut mos të ia prishim dhe mos t’i kallxojmë Glaukut se thotë jo ai. Kjo është shumë interesant, kjo veç te ne bën vaki”, tha Syla.





