LAJME

Sveçla: Xhandarmëria e Republikës së Kosovës po bëhet

Sveçla: Xhandarmëria e Republikës së Kosovës po bëhet
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Maj 2026, 08:44

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka nisur procesi për themelimin e Xhandarmërisë së Republikës së Kosovës, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm në forcimin e sigurisë dhe sovranitetit të vendit.

Përmes një shkrimi në facebook, Sveçla bëri të ditur se ka nënshkruar vendimin për themelimin e grupit punues, i cili do të merret me analizimin dhe propozimin e modaliteteve për funksionimin e Xhandarmërisë, si agjenci në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sipas tij, Xhandarmëria do të ketë rol kyç në garantimin e prezencës shtetërore në ruajtjen e kufijve, mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit territorial, si dhe në luftimin e terrorizmit, menaxhimin e situatave me rrezikshmëri të lartë dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike.

Sveçla theksoi se krijimi i këtij mekanizmi të ri të sigurisë pritet të forcojë ndjeshëm kapacitetet shtetërore për parandalimin, menaxhimin dhe neutralizimin e kërcënimeve që cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe integritetin territorial të Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika