Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar pikën kufitare në Jarinjë, ku u takua me zyrtarët policorë dhe ata të doganës.
Sveçla viziton Jarinjën dhe Koshtovën

Ai, përmes një postimi në Facebook, tha se vendosmëria e të gjithë zyrtarëve për të garantuar sundim të ligjit në Kosovë, janë garanci për ruajtjen e paqes, njofton Klankosova.tv
“Sot vizitova pikën e kalimit kufitar në Jarinjë, stacionin e policisë kufitare atje si dhe Stacionin Policor në Koshtovë të Vllahisë ku takova zyrtarët dhe përgjegjësit policor si dhe zyrtarët e Doganave të Kosovës. Vendosmëria e gjithë zyrtarëve për të garantuar sundimin e ligjit në çdo cep të Republikës dhe për të shërbyer e mbrojtur qytetarët tanë pa dallim, janë garanci për ruajtjen e paqes dhe sigurisë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

