LAJME

Sveçla takon drejtorin e policisë, nënshkruajnë strukturën e re organizative

Sveçla takon drejtorin e policisë, nënshkruajnë strukturën e re organizative
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Mars 2023, 14:32

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është takuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha.

Gjatë takimit, Sveçla e Hoxha nënshkruan strukturën e re organizative të Policisë së Kosovës.

“Të vetëdijshëm për potencialin që ka Policia e Kosovës, përmes kësaj strukture synojmë që të ngrisim efektivitetin dhe forcojmë radhët e saj”, thuhet në njoftimin e Sveçlës.

Tutje, ai bëri të ditur se synimi i përbashkët është siguria publike dhe angazhimi në shërbim të qytetarëve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika