Home LAJME Sveçla: Sot është shkatërruar një rrjet i kontrabanduesve të drogës mes Kosovës dhe Shqipërisë

Sveçla: Sot është shkatërruar një rrjet i kontrabanduesve të drogës mes Kosovës dhe Shqipërisë

0
Sveçla: Sot është shkatërruar një rrjet i kontrabanduesve të drogës mes Kosovës dhe Shqipërisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se njësitet e anti-drogës nga Policia e Kosovës po vazhdojnë punën e tyre me intensitet të shtuar dhe me sukses.

Ai përmes një postimi në ‘Facebook’, ka shkruar se sot është shkatërruar një rrjet i kontrabanduesve të drogës që kanë bashkëvepruar mes Kosovës dhe Shqipërisë, konkretisht në Mitrovicë dhe Fushë Kosovë.

Sipas tij, nga ky aksion janë konfiskuar mbi 56 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë dhe janë arrestuar 5 pjesëtar të këtij grupi.

“Njësitet e anti-drogës nga Policia e Kosovës po vazhdojnë punën e tyre me intensitet të shtuar dhe me sukses. Pas shkatërrimit të një laboratori për kultivim të narkotikëve dje në Veri të Mitrovicës, sërish sot është shkatërruar një rrjet i kontrabanduesve të drogës që kanë bashkëvepruar mes Kosovës dhe Shqipërisë, konkretisht në Mitrovicë dhe Fushë Kosovë. Nga ky aksion janë konfiskuar mbi 56 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë dhe janë arrestuar 5 pjesëtar të këtij grupi. Përgëzoj Policinë e Kosovës dhe njësitet e saj relevante për përkushtimin e madh në zbatimin e misionit të tyre, luftimin e të gjitha veprimtarive ilegale në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe atë trans kufitar”, ka shkruar ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here