Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në kuadër të delegacionit të kryesuar nga Presidentja, Vjosa Osmani-Sadriu, ndoqi punimet e “Samitit për Demokracinë”.
Ai tha se SHBA-të do të jenë përgjithmonë inspirim dhe pishtar në rrugën tonë drejt zhvillimit konsolidimit të shtetit ligjor dhe demokratik.
“Kosova dhe SHBA-të ndajnë vlera të përbashkëta, dhe ne si anëtarë të kësaj nisme globale të jashtëzakonshme, do të ndërmarrim hapa konkret për të avancuar agjendën tonë kombëtare në zhvillimin e demokracisë, mbrojtjen e lirive dhe të drejtave universale të njeriut, forcimin e shtetit ligjor, dhe garantimin e sigurisë për gjithë qytetarët, pa dallim.” tha Sveçla në një postim në Facebook.





