Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në një takim përshëndetës ambasadorin e Republikës së Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik në vendin tonë.
Sveçla priti në takim përshëndetës ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen

Zyra për Komunikim Publik e MPB-së ka njoftuar se Sveçla e falënderoi ambasadorin Nissinen “për bashkëpunimin e ngushtë dhe kontributin e çmuar që ka dhënë gjatë mandatit të tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në fushat që mbulon Ministria e Punëve të Brendshme”.
“Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ambasadës së Finlandës, si dhe mbështetja e vazhdueshme që ka ofruar Finlanda për zhvillimin institucional të Kosovës. Ambasadori Nissinen shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm e frytdhënës që ka pasur me institucionet tona gjatë kohës së shërbimit të tij në Kosovë. Në përmbyllje të takimit, ministri Sveçla i uroi ambasadorit Nissinen suksese në angazhimet e tij të ardhshme profesionale dhe personale”, shkruan tutje në njoftimin e MPB-së.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

