LAJME

Sveçla premton përkrahje për zjarrfikësit

Sveçla premton përkrahje për zjarrfikësit
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Korrik 2021, 15:06

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti në takim një delegacion nga Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës.

Sveçla u informua hollësisht lidhur me shqetësimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen zjarrfikësit gjatë kryerjes së detyrave të përditshme dhe përgjegjësive në shpëtimin e jetëve të qytetarëve në rrezik.

Mes tjerash Sveçla e çmoi lartë profesionalizmin që kanë zjarrfikësit e Republikës së Kosovës, përkundër kushteve të pavolitshme në të cilat punojnë.

Ai u zotua se zjarrfikësit do të kenë mbështetjen e plotë nga Ministria e Punëve të Brendshme në zgjidhjen e statusit të tyre në mënyrë që të përmbushin me sukses detyrat dhe misionin e tyre.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika