- Reklama -

Sveçla: Policia i ka kapacitetet për heqjen e barrikadave

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se Policia e Kosovës i ka të gjitha kapacitetet e nevojshme për heqjen e barrikadave serbe nga veriu.

Ai tha të enjten në konferencë për media se barrikadat kanë humbur arsyen e vendosjes dhe Serbia po i shfrytëzon ato “për bllokim të veprimeve ligjore të Kosovës”.

- Reklama -

Sveçla u shpreh se ish-polici serb, Dejan Pantiq, që u arrestua ditë më parë, po vazhdon të mbahet në një stacion policor afër Jarinjës.

“Ai po mbahet në stacionin policor në Jarinjë. Gjendja e tij është e mirë dhe ka trajtimin e duhur. Ai do të duhej të ishte në stacionin e duhur, e jo në mbajtje. Kemi proceduar kërkesën te partnerët për transmferimin ne tij në objektet adekuate, që të vazhdohen procedurat adekuate. Prioritet mbetet transferimi i tij dhe largimi i barrikadave e mundëson transferimin e tij lehtë dhe sigurt”, deklaroi ai.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, mënyra më e mirë e heqjes së barrikadave është të bëhet nga ata që i kanë vendosur.

“Mënyra më e mirë është largimi i atyre që i kanë vendosur. I kemi të gjitha kapacitetet e nevojshme për largim të barrikadave. Presim sa më parë të veprohet nga KFOR-i. U bënë 13 ditë dhe situata vazhdon të jetë e njëjtë, apo mund të themi që është renduar. Po presim që sa më shpejt të largohen dhe nëse kjo nuk ndodh, ne kemi kapacitete për ta bërë vet”, u shpreh Sveçla.

Ai theksoi se zyrtarët e Policisë së Kosovës janë në krye të detyrës, të gatshëm për të ofruar siguri të lartë për qytetarët.

“Policia do të vazhdojë të zbatojë ligjin, edhe përkundër sfidave. Kuptojeni drejtë situatën, siç po e kuptojnë profesionistët. Nuk mund të flitet për çfarëdo lodhje apo keqësim të gjendjes së tyre (policëve v.j.)”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort