- Reklama -

Sveçla: Pas krimeve të djeshme në veri qëndrojnë edhe ish-policë serbë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se një pjesë e kriminelëve që qëndrojnë pas sulmeve të së martës në dy komunat veriore, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, vijnë nga radhët e policëve serbë, të dorëhequr javë më parë.

Sveçla ka thënë të mërkurën në një konferencë për media, se pavarësisht kësaj, qytetarët serbë në komunat në veri nuk i janë përgjigjur sulmeve.

- Reklama -

“Tashmë kemi edhe të dhënat e para të mbledhura nga tereni, qoftë nga Policia e rendit, qoftë nga Inteligjenca, e cila na thotë se një pjesë e këtyre kriminelëve vijnë nga radhët e ish pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Edhe njëherë u dëshmua ajo që kemi thënë se konflikti dhe ndarja në këto komuna nuk është e dy etnive por nga njëra anë janë qytetarët dhe nga ana tjetër bankat kriminale ekstremiste. Qytetarët e Kosovës që jetojnë në ato komuna nuk dolën për të mbështetur kriminelët. U dëshmua edhe njëherë se qytetarët nuk përkrahën krimin”, ka thënë Sveçla.

Sipas tij, në sulmet e së martës janë përdorur shok bomba, granata dore dhe armë zjarri.

“Këtë rast Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale e kanë cilësuar si sulm ndaj rendit kushtetues, kryerje e veprave terroriste, zjarrvënie dhe mbajtje nën kontroll të paautorizuar të armëve”, është shprehur ministri i Brendshëm.

Ai ka bërë të ditur se situata atje tash është e qetë.

Ministri Sveçla deklaroi se Policia e Kosovës i posedon të gjitha kapacitetet e nevojshme, për t’i garantuar proceset e nevojshme në Kosovë.

“Për më shumë, normalisht që janë institucionet gjegjëse që marrin vendime. Po presim planin e KQZ-së lidhur me aktivitetet e parapara që ky proces të vejë mbarë. Në bazë të këtij plani, Policia bën vlerësime dhe rekomandime për institucionet politike vendimmarrëse, që përfundon me vendimin e presidentes”, deklaroi ai.

Të martën në Zubin-Potok dhe në Mitrovicë të Veriut, zyrtarët komunalë të zgjedhjeve dhe zyrtarët policorë, derisa kanë tentuar t’i hapin zyrat e Komisioneve Komunale Zgjedhore, janë sulmuar me shok-bomba dhe të shtëna në ajër, nga persona të panjohur. Si pasojë e kësaj atyre u është pamundësuar vazhdimi i procesit përgatitor për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort