Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pas aksioneve të fundit të Policisë së Kosovës në zbulimin e laboratorëve për kultivimin e bimëve narkotike.
Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar sot në fshatin Prugoc të komunës së Prishtinës, në një shtëpi të marrë me qira është identifikuar një laborator i improvizuar për prodhimin e substancave narkotike dhe janë gjetur e sekuestruar 179 bimë narkotike të gjatësive të ndryshme të llojit kanabis, transmeton Telegrafi.
Sipas komunikatës në këtë çështje penale organet e rendit kanë identifikuar një të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati.





