LAJME

Sveçla nënshkruan marrëveshjen për pagesën e policës së sigurimit për mërgimtarët

Sveçla nënshkruan marrëveshjen për pagesën e policës së sigurimit për mërgimtarët
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Qershor 2021, 12:06

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka nënshkruar sot marrëveshjen për pagesën e policës së sigurimit për bashkatdhetarët dhe të huajt që hyjnë në Kosovë

Me këtë marrëveshje, Qeveria e Kosovës merr përsipër mbulimin e plotë të primit të sigurimit kufitar, për palët që janë subjekt i policës kufitare dhe që do të hyjnë në Kosovë përgjatë vitit 2021.

“Në bazë të kësaj marrëveshje pagesa e primit të policës së sigurimit do të bëhet për të gjitha autoveturat dhe motoçikletat që hynë në pikat kufitare të Republikës së Kosovës dhe do të mbulohet një qind për qind (100%) nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Kjo marrëveshje e bashkëpunimit është lidhur mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Bankës Qendrore të Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika