- Reklama -

Sveçla: Nenad Gjuriq nuk mund të kthehet më në Policinë e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se ish-komandanti i Policisë në veri, Nenad Gjuriq nuk do të ketë mundësinë të kthehet më në Policinë e Kosovës.

Sveçla tha se disa prej atyre policëve që kanë dhënë dorëheqje, e që në mesin e tyre është edhe Nenad Gjuriq nuk kanë mundësi të kthehen në Policinë e Kosovës, pasi thotë se kanë qenë edhe në hetim.

- Reklama -

“Nuk ka më gjasë të kthehen në Policinë e Kosovës, ata edhe ashtu kanë qenë në hetim. Nenad Gjuriq më nuk mundet të kthehet në Policinë e Kosovës”.

Ndërsa, sa i përket dekorimit që ia bëri presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, Nenad Gjuriqit, Sveçla tha se ajo ka qenë tentativë e Vuçiqit që t’i trimërojë të tjerët.

“Ai është veq një shpërftyrim i asaj që cfarë raporti kanë pas, Është tentativ e Vuciqit që t’i trimërojë të tjerët, kinse nuk i lë në baltë. Ka një katefori kriminelësh që kanë vepru në atë zonë, janë pasuru dhe pastaj kanë ikë. Unë jam i bindur që kjo situatë kaotike nuk mund të vazhdojë më” tha ai në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7.

Mes tjerash, Sveçla tha se do të hapet konkurs për plotësimin e numrit të policëve në veri në momentin që kjo çështje do të rregullohet, në bazë të rregullores.

“Do të hapim konkurs në momentin e parë që rregullohet brenda rregullores”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort