Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se forcat e rendit kanë gjetur armatim, granata dore dhe pajisje të tjera ushtarake në dy lokacione në Zubin Potok.
Sveçla: Në dy lokacione në Zubin Potok u gjet armatim, granata dore dhe pajisje të tjera ushtarake

“Beteja kundër çdo celule terroriste nuk ndalet. Si dje, edhe sot. Sërish, në dy lokacione në komunën e Zubin Potokut u gjet armatim, granata dore dhe pajisje të tjera ushtarake. Nga kushtetutshmëria cep më cep, te kontrolli pëllëmbë për pëllëmbë. Nuk do të ndalemi deri në çrrënjosjen totale të secilit element kriminal”- ka shkruar Sveçla në një postim në Facebook.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

