Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas arrestimit të sotëm të tre qytetarëve të nacionalitetit serbë të dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile. Ai ka thënë se ky do të jetë fati i të gjithë atyre që kanë kryer krime në Kosovë.
Të tre të arrestuarit dyshohen se kanë kryer rrahje, tortura dhe maltretime të ndryshme ndaj shqiptarëve të burgosur në Burgun e Lipjanit në vitet 1998-1999.





