Home LAJME Sveçla i fton qytetarët që të mos i përgjigjen thirrjeve për protestë në jug të Mitrovicës

Sveçla i fton qytetarët që të mos i përgjigjen thirrjeve për protestë në jug të Mitrovicës

0
Sveçla i fton qytetarët që të mos i përgjigjen thirrjeve për protestë në jug të Mitrovicës

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, i ka ftuar qytetarët që të mos i përgjigjen thirrjeve për të protestuar në jug të Mitrovicës.

Sveçla tha se kjo thirrje për të marshuar drejt veriut nuk i ndihmon Kosovës.

“Përmes këtij organizimi në rrjetet sociale po tentohet të nxiten tubime të panevojshme. Sipas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë, kjo thirrje po përhapet nga persona të panjohur dhe profile të dyshimta nëpër rrjetet sociale”, tha Sveçla.

“Mbështetja e madhe qytetare e këtyre ditëve karshi vendimeve të Qeverisë dhe institucioneve tona, të drejta dhe legjitime, janë garancë e vendosjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në veri të vendit. I ftoj të gjithë qytetarët që të mos i përgjigjen këtyre thirrjeve të dyshimta dhe organizimeve anonime”, theksoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here