Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar një video në profilin e tij zyrtar në “twitter” në të cilën përshkruhet se si ka ndodhur rrëmbimi i policëve kufitar të Kosovës nga forcat serbe.
Sveçla ka thënë se rrëmbimi ka qenë i planifikuar dhe se një gjë e tillë është vepër kriminale.
Ai thotë se në video tregohet se si forcat serbe me urdhër të presidentit serb Vuçiq kanë rrëmbyer tre policët e Kosovës thellë brenda territorit të Kosovës, 1 kilometër brenda.





