Home LAJME Suspendohen dy policë nga Suhareka, IPK jep sqarime

Suspendohen dy policë nga Suhareka, IPK jep sqarime

0
Suspendohen dy policë nga Suhareka, IPK jep sqarime

Blerim Kuqi dhe Florim Pirkaj janë dy policët e susupenduar nga IPK-së.

Derisa, Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka pranuar dje një informacion nga Policia e Kosovës në Suharekë lidhur me një ankesë nga një qytetar i cili ankohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga dy zyrtarë policorë.

 

Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur dje në orët e mbrëmjes kur policia kishin reaguar në një incident në Suharekë.

 

Pas konsultimeve fillestare me prokurorin kompetent, hetuesit e IPK-së janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore dhe duke dalë në vendin e ngjarjes.

 

Përderisa hetimi është duke vazhduar ndaj dy zyrtarëve policorë, IPK bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tyre me dyshimin për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës.

 

Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.

/IndeksOnline/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here