Gjykata Supreme ka aprovuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vendimet e Gjykatës së Apelit dhe të Themelores që të pezullohej vendimi për faturimin e rrymës me tarifa të reja, të vendosura në shkurt.
Në një njoftim për media të enjten, Supremja ka arsyetuar ndryshimin e vendimit duke thënë se arsyetimi i aktvendimeve të mëhershme ka qenë jobindës dhe jokonkret.





