Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të dënuarit Z.Gj., për shkak të veprës penale krime të luftës kundër popullatës civile, njofton se në seancën e mbajtur me 15 shkurt 2022, refuzoi si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, të mbrojtësit të dënuarit, të paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit.
“Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, me aktgjykimin PS.nr.15/2019, të dënuarin Z.Gj. e ka shpallur fajtor se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale krime të luftës kundër popullatës civile dhe e ka gjykuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 12 (dymbëdhjetë) vite.





