LAJME

“Superpuna” e Muratit krijon 1 mijë e 413 vende të lira pune

“Superpuna” e Muratit krijon 1 mijë e 413 vende të lira pune
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Shkurt 2023, 14:41

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se në platformën “Superpuna” janë 1 mijë e 413 pozita të lira punë për të rinjtë 18-25 vjeç.

Murati bëri të ditur se paga mesatare e këtyre pozitave është 358 euro, ndërsa paga shkon deri në 1 mijë euro.

“Paga mesatare e këtyre pozitave është 358 euro, që nënkupton se shumica e bizneseve po shtojnë pagën mbi subvencionin e Qeverisë, por ka paga që shkojnë edhe deri në 1,000 euro”, është shprehur Murati.

Ndërsa, në një postim para katër ditëve, Murati bëri të ditur se në këtë platformë janë regjistruar mbi 2 mijë punëkërkues.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika