Përveç se mbanë pozitën e drejtorit të Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani është edhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës si dhe ligjërues në Kolegjin Rezonanca në Prishtinë.
Si pagë vjetore në IKSHPK, ai ka deklaruar 18 mijë e 458 euro neto, ndërsa nga dy punët tjera ai ka deklaruar 7 mijë e 445 euro.
Edhe bashkëshortja e tij e cila punon në IKSHPK ka deklaruar si pagë vjetore 13 mijë e 748 euro, ndërsa për trajnime në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, ajo ka deklaruar 500 euro.






