Xhiro e 27-të do të jetë e gjitha për skuadrat pretendente për titull të kampionit që do t’i matin forcat të dielën në Therandë. Paraprakisht, Drita do të mundohet ta mposht Arbërinë dhe të shpresojë në gabimin e therandasve për ta marrë lidershipin.
Pas ndeshjeve të ekipit kombëtar të Kosovës, këtë fundjavë rikthehet Superliga e futbollit me ndeshjet e xhiros së 27-të.
Pa dyshim, dueli kryesor i fundjavës do të jetë ai në mes të Ballkanit dhe Prishtinës.





