Pas një pauze dy-javore me ndeshjet ndërkombëtare, sot Superliga e Kosovës në futboll rikthehet në aksion.
Ndeshja hapëse e javës së 14-t do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton FrontOnline.
Në kryeqytet, kampionia në fuqi, Prishtina do të jetë nikoqire e Dukagjinit të Klinës.
Në këtë ndeshje, për Prishtinën do të debutojë trajneri boshnjak, Abdulah Ibrakoviq.
Ibrakoviq zëvendësoi Zekerija Ramadanin e shkarkuar ditë më parë, derisa synon ta nis aventurën e re me fitore.
Ndeshja e sotme zhvillohet me fillim nga ora 13:00.
Në ndeshjen e parë mes dy skuadrave, triumfoi Prishtina në Klinë me rezultat 1:2.