SPORT

Superliga e Kosovës rikthehet me ndeshjen Prishtina – Dukagjini, vëmendja te debutimi i trajnerit boshnjak

Superliga e Kosovës rikthehet me ndeshjen Prishtina – Dukagjini, vëmendja te debutimi i trajnerit boshnjak
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Nëntor 2021, 07:00

Pas një pauze dy-javore me ndeshjet ndërkombëtare, sot Superliga e Kosovës në futboll rikthehet në aksion.

Ndeshja hapëse e javës së 14-t do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton FrontOnline.

Në kryeqytet, kampionia në fuqi, Prishtina do të jetë nikoqire e Dukagjinit të Klinës.
Në këtë ndeshje, për Prishtinën do të debutojë trajneri boshnjak, Abdulah Ibrakoviq.

Ibrakoviq zëvendësoi Zekerija Ramadanin e shkarkuar ditë më parë, derisa synon ta nis aventurën e re me fitore.

Ndeshja e sotme zhvillohet me fillim nga ora 13:00.
Në ndeshjen e parë mes dy skuadrave, triumfoi Prishtina në Klinë me rezultat 1:2.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika