Sulmuesi i shquar i disa skuadrave elitare të Kosovës në futboll, Fiton Hajdari, është zyrtarizuar si prurja më e re e KF “ Liria”, ka bërë të ditur klubi prizrenas përmes faqes së tij zyrtare.
Sulmuesi i shquar, Fiton Hajdari, vesh fanelën e Lirisë

“Sulmit të FC Liria po i shtohet përvoja dhe historia e futbollit tonë. Kemi nderin të zyrtarizojmë si prurjen më të re në ekip. Hajdari, i cili luan kryesisht në krahët e sulmit, sjell me vete një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, duke spikatur momentet si kampion me KF Hysi në sezonin 2010/11, kampion me Trepçën 89 në sezonin 2016/17, si dhe goli i parë në histori të kualifikimeve për Evropë për ndonjë ekip nga Kosova, goli i barazimit në ndeshjen kundër ekipit nga Ishujt Faroe, Vikingur, në kohën kur vishte fanellën e Trepçës 89.
Përveç Hysit dhe Trepçës 89, Hajdari ka djersitur edhe fanellën e Llapit, Trepçës, Malishevës, Gjilanit, si dhe së fundmi të Ferronikelit 74. Mirë se vjen, Fita!”, thuhet në fund të njoftimit nga klubi prizrenas.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

