LAJME

Sulmohet seksualisht një 16-vjeçare në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

Sulmohet seksualisht një 16-vjeçare në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Maj 2022, 18:18

Dje në Fushë Kosovë është raportuar për një rast të sulmit seksual, ku viktimë është një vajzë e mitur, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rastin e ka denoncuar në Polici nëna e 16-vjeçares, e cila ka deklaruar se një 18-vjeçar ia ka marrë vajzën me forcë dhe e ka sulmuar seksualisht.

I dyshuari është dërguar në stacion policor dhe pas intervistimit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën ‘Shtrëngim sulm seksual’.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika