LAJME

Sulmohet një shtetas i huaj në Prizren për mosmarrëveshje në trafik

Sulmohet një shtetas i huaj në Prizren për mosmarrëveshje në trafik
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Korrik 2022, 11:26

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje në trafik është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar deri më tani i panjohur, i cili është larguar në drejtim të panjohur.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në orën 16:05 në Prizren.

“Viktima mashkull shtetas i huaj ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në trafik është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar deri më tani i panjohur, i cili është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika