LAJME

Sulmohet një person në Suharekë, i shkaktojnë lëndime të rënda

Sulmohet një person në Suharekë, i shkaktojnë lëndime të rënda
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Nëntor 2021, 09:45

Një person është sulmuar mbrëmjen e së martës në Parkun e Dëshmorëve në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, si është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar, të cilët i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor.

“Parku i dëshmorëve, Suharekë, 16.11.2021 – 21:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të cilët i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal. Policia po heton rastin”, thuhet në raport.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika