LAJME

Sulmohen nga një grup i të rinjve e theren me thikë tre persona në Prizren

Sulmohen nga një grup i të rinjve e theren me thikë tre persona në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Dhjetor 2024, 10:58

Tre persona janë lënduar si pasojë e një sulmi që e patën nga një grup i të rinjve sot pas mesnatë në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë se incidenti ka ndodhur rreth orës 02:00, dhe kishte therje me thikë.

“Policia menjëherë ka reaguar dhe është duke hetuar rastin. Viktimat janë transportuar për në Spitalin Rajonal të Prizrenit, dy nga ata ishin në gjendej më të rëndë”.

“Policia është duke mbledhur prova dhe dëshmi me qëllim të identifikimin të  dyshuarve”, ka thënë Bytyqi./Klankosova.tv/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika