Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, gjatë një diskutimi online që kishte me gazetarë ka folur edhe për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe sulmin në Banjskë të Zveçanit, të cilin sulm e kishte organizuar dhe mori pjesë Milan Radoiçiq, i cili tashmë është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndihmëssekretari amerikan në këtë diskutim online me gazetarë që e mbajti të premten tha se individët që janë përfshirë në këtë sulm duhet të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre.
“Pra, palës serbe ne ia kemi bërë të qartë se individët që u përfshinë në aktet e shtatorit duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Dhe ne presim që kjo të ndodhë dhe të ndodh së shpejti.





