LAJME

Sulmi në Gjermani, Ambasada e Kosovës publikon numrin kontaktues për kosovarët që kanë nevojë për ndihmë

Sulmi në Gjermani, Ambasada e Kosovës publikon numrin kontaktues për kosovarët që kanë nevojë për ndihmë
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Dhjetor 2024, 09:14

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka kërkuar nga kosovarët që jetojnë në Gjermani të kontaktojnë ambasadën nëse kanë nevojë për ndihmë, pas sulmit në tregun e krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë.

Ambasada tha se në këto momente të vështira, qëndron krah për krah me miqtë gjermanë.

“Pas sulmit të tmerrshëm që ndodhi para pak orësh në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse gjermane dhe pjesëtarë të mërgatës tonë në Magdeburg dhe në Sachsen-Anhalt

Lusim të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët kanë nevojë për ndihmë, që të kontaktojnë në numrin emergjent të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin: +49 179 3670536”, thuhet në njoftimin e Ambasadës në Facebook.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika