Drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka dënuar sulmin ndaj policëve të Kosovës në veri, duke thënë se ky veprim e rrezikon paqen dhe stabilitetin.
Petkoviq shkroi në Twitter të martën se ngritja e tensioneve, sidomos në veri, nuk ka të bëjë asgjë me serbët. Ai pyeti se kush mund të përfitojë nga kjo situatë.





