SPORT

Sukses historik për boksin kosovar, Donjeta Sadiku siguron medaljen botërore

Sukses historik për boksin kosovar, Donjeta Sadiku siguron medaljen botërore
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Maj 2022, 16:37

Donjeta Sadiku ka arritur sukses historik për boksin kosovar të hënën pasdite. Ajo ka siguruar medaljen në Kampionatin Botëror për seniore që po mbahet në Stamboll.

Është kjo medalja e parë serioze për boksin e pavarur kosovar në nivelin e të rriturve. Donjeta kishte suksese te të rejat, por për herë të parë ka fituar medalje në kampionate në nivelin senior.

Medalje në Kampionate Botërore e Kampionate Evropiane kanë fituar edhe boksierët e gjeneratës së artë, në vitet shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta të shekullit të kaluar duke përfaqësuar Jugosllavinë.

Donjeta në çerekfinale të kategorisë deri 60 kilogramë e mposhti boksieren nga Tajvani, Shih-Yi Wu. Fitoi 5:0.

Për Donjetën ishte fitorja e tretë në këtë Botëror. Ajo tashmë paraqitet në gjysmëfinale. Pra e ka të sigurt të paktën medaljen e bronztë botërore.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika