Studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren kanë zënë vendin e dytë në garat e kërkim shpëtimit, të organizuara nga Edirne Governorship Balkan Cities Cooperation Platform and Edirne Disaster and Emergency Management Authority (AFAD), njofton faqja zyrtare e këtij institucioni arsimor.
” Garat u zhvilluan në kampusin e Universitetit të Trakyas në Edirne nga data 20 deri më 26 Maj dhe në to morën pjesë gjithsej 15 skuadra nga Universitete të ndryshme të Ballkanit dhe më gjerë.
Skuadrat fillimisht u trajnuan në diciplina të ndryshme të kërkim shpëtimit si përdorimi i GPS-it, ngjitja me litar, kërkim shpëtimi nën rrënoja dhe montimi i tendave ne fatkeqsi.





