LAJME

Suharekë: Sulmoi me kondak të pistoletës një person, më pas aksidentalisht plagosi veten

Suharekë: Sulmoi me kondak të pistoletës një person, më pas aksidentalisht plagosi veten
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Mars 2023, 09:34

Një person në Suharekë pas një mosmarrveshje ka goditur një tjetër me kondak të pistoletës.

Policia raportin 24 orësh bën të ditur se i dyshuari më pas kishte shtënë në ajër dhe nga pakujdesia dyshohet se  aksidentalisht e kishte plagosur vetën.

Bëhet e ditur se të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit, ndërkaq, i dyshuari dërguar në QKUK për tretman të vazhdueshëm mjekësor.

“I dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht me kondak të pistoletës viktimën mashkull kosovar. I dyshuari pas kishte shtënë në ajër nga pakujdesia dyshohet se  aksidentalisht kishte plagosur vetën. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit ku i dyshuari është dërguar në QKUK për tretman të vazhdueshëm mjekësor. Si provë materiale është sekuestruar një pistoletë me dy copë fishekë dhe  dy bateri dore për ndriçim. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika