LAJME

Suharekë: Një grua raporton se në oborrin e shtëpisë së saj dikush ka gërmuar varrezat

Suharekë: Një grua raporton se në oborrin e shtëpisë së saj dikush ka gërmuar varrezat
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Prill 2023, 09:53

Në stacionin policor të Suharekës është raportuar një rast i dëmtimit të varrezave apo kufomave.

Një grua ka raportuar se në oborrin e shtëpisë ku më parë kishte gjurmë varrezash, dikush ka gërmuar.

Policia ka nisur hetimet.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të pa njohur kanë gërmuar në oborrin e shtëpisë së saj të pabanuar, ku sipas saj, aty më parë kishte gjurmë të varrezave të vjetra. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për procedurat e mëtutjeshme”, thuhet në raportin e PK-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika