Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës se deri sa ishte në vendin e punës në Suharekë, më 11.06.2026 ishte sulmuar nga dy persona, të cilët më pas, me forcë i kanë marrë nga xhepi një shumë të parave.
Siç njoftoi Policia, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia poashtu sqaroi se viktima nuk ka pësuar lëndime.
Lidhur me rastin, organet e rendit bëjnë të ditur se rasti është duke u trajtuar nga ekipet relevante.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në hyrje të lokalit ishte sulmuar nga dy të dyshuar dhe me forcë i kanë marrë nga xhepi një shumë parashë. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima nuk ka pësuar lëndime, ndersa rasti vazhdon te trajtohet nga ekipet relevante.” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës më 12.06.2026.