LAJME

Suharekë, mosmarrëveshje për pronë, djali i shkon babait në shtëpi dhe gjuan me armë

Suharekë, mosmarrëveshje për pronë, djali i shkon babait në shtëpi dhe gjuan me armë
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Janar 2023, 16:16

Pronat shpesh bëhen “mollë sherri” mes familjarëve, miqve e të njohurve në Kosovë.

Një rast i tillë ka ndodhur në Suharekë mes babait dhe djalit.

Me këtë rast, ky i fundit ka shkuar në shtëpinë e prindit dhe ka gjuajtur me armë zjarri.

Bile, veprimin e tij e kishte filmuar dhe e kishte postuar edhe në rrjetet sociale.

21-vjeçari, S.A, është arrestuar nga policia.

“Patrullat policore pasi që kanë dalë në vendngjarje, fillimisht e kanë gjetur një fishek në automjetin e të dyshuarit e më pas kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin si dhe e kanë gjetur armën e tipit Moris by AIAK Cal. 9 mm , me të cilën i njëjti dyshohet të ketë shtënë në ajër, po ashtu i kanë gjetur edhe tre fishekë të tjerë”, thuhet në njoftim./klankosova.tv

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika