LAJME

Suharekë: Ia mbytë qenin bashkëqytetarit, policia i konfiskon të dyshuarit pistoletë e pushkë gjuetie

Suharekë: Ia mbytë qenin bashkëqytetarit, policia i konfiskon të dyshuarit pistoletë e pushkë gjuetie
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Gusht 2021, 20:58

Një qytetar nga Suhareka ka raportuar në Policinë e Kosovës se një person ia ka mbytur qenin.

Ankuesi ka treguar se gjatë kohës kur ishte duke shëtitur, qeni i tij është përleshur me qenin e të dyshuarit.

Me pas i dyshuari me armë zjarri e ka qëlluar qenin e viktimës. Sipas këtij të fundit, i dyshuari ka shtënë në ajër disa herë me armë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çadrak të Suharekës, ndërsa Policia ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit ku ka konfiskuar një pistoletë me 17 fishekë dhe një pushkë gjuetie me 12 fishekë.

Me vendim të Prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika