Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se objekti aktual i zjarrfikësve do të zëvendësohet me një objekt të ri dhe modern.
Suhareka së shpejti me objekt të ri për zjarrfikësit

Në një intervistë për emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, Muharremaj tha se gjatë ditës së sotme do të nënshkruhet kontrata për këtë projekt mes Komunës dhe shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”.
Sipas tij, investimi total do të jetë 850 mijë euro, ku Komuna do të kontribuojë me 250 mijë euro, ndërsa “Jetimat e Ballkanit” me 600 mijë euro.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

