Suhareka është komuna me numrin më të madh të qytetarëve të regjistruar nga diaspora për të votuar në Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit 2025, me 3,458 të regjistruar, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Pas Suharekës renditet Gjakova me 3,08, ndërsa e treta është Dragashi me 3,066 të regjistruar.
Në vendin e katërt është Prizreni me 2,985, pasuar nga Deçani me 2,468 të regjistruar.





