Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka marrë vendim që oborri i kësaj komune të vihet në shërbim të mërgimtarëve për parkimin e automjeteve të tyre.
Kryetari Muharremaj ka bërë të ditur se ky vendim është marrë për mërgimtarët në mënyrë që të kenë mundësi dhe qasje sa më të lehtë në shërbime administrative.





